Zinedine Zidan bën autokritikë: Jam unë përgjegjësi për gjithçka

Sezoni aktual i Realit të Madridit po rezulton nën pritshmëritë. klubi merenges është i eliminuar nga Kupa e Mbretit, ndërkohë që në kampionat është 17 pikë larg Barcelonës, kështu që për të mundësia e vetmë për të shpëtuar sezonin është Liga e Kampioneve ku në 1/8 e finaleve e pret një sfidë shumë e vështirë me Paris Sën Zhermenin. Trajneri i kampionëve të Spanjës dhe Evropës Zinedin Zidan ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë gjendje të skuadrës.

‘Ambiciet për këtë sezon nuk janë të pranueshme dhe nuk janë respektuar-tha Zidan-ky vit është ndryshe dhe ne duhet ta pranojmë. Jam unë në krye të gjithckaje dhe përpiqem që t’i përmirësoj gjërat. Ndihem shumë mirë në Madrid dhe do të bëj të pamundurën  për të qëndruar këtu’.

Sfida me parizienët mund të vendosë shumë jo vetëm për skuadrën, por edhe për vetë Zidane me francezin që gjithsesi nuk preferon të flasë hapur për atë që mund të ndodhë

‘E shoh sfidën me Paris Sën Zhermen pa menduar se cfarë do të ndodhë vitin tjetër-vijoi Zidane-nuk shoh të ardhmen, por të tashmen. Ndërsa përsa i përket Paris Saint Germain, është përmirësuar vit pas viti. Po ndryshon dhe këtë sezon po bën paraqitje fantastike dhe kjo nuk më habit aspak’.

sfidanti.al