Nervat nuk ishin aspak të qeta në “Vesershtadion” të Bremenit. Skuadra vendase ishte (dhe mbetet) në rrezik për të rënë nga kategoria, ndaj edhe fitorja kundër Volfsburgut duhej me patjetër. i përqëndruar ashtu si shokët e tij edhe sulmuesi Maks Kruze, kur pas 11 minutash, ç’të shikonte? Një tifoz kalon rrethimin dhe rojet e sigurisë për të hyrë në fushë dhe për të … bërë një foto bashkë me Kruzen.
Lojtari me numrin 10 harroi çdo këshillë nga manuali i futbollit profesionist, dhe vendosi të mos sillej aspak mirë. Ai nuk e duroi fare tifozin, por e shtyu që të largohej menjëherë. Natyrisht, rojet e sigurisë ndërhynë pas kësaj duke e shoqëruar jashtë stadiumit djalin e ri. Për fat, Verderi e fitoi ndeshjen 3-1, me gola të shënuar nga Augustinson dhe Kainc (dy herë) dhe u ngjit në kuotën e 23 pikëve, 3 më shumë se Mainci që është i treti nga fundi, vend që luan plej of me ekipin e tretë të Bundesligës së dytë.
Sfidanti.al