Fitorja e medaljes se arte ne nje eveniment madhor ka nje vlere shume te madhe, por kur ajo te ndihmon te evitosh sherbimin ushtarak; atehere vlera e saj dyfishohet.
Kjo eshte ajo qe ka ndodhur me Son Heung Min, perfaqesuesja e te cilit, Koreja e Jugut fitoi Lojerat Aziatike duke mundur ne finale Japonine pas kohes shtese. Son nuk do ta kryeje sherbimin ushtarak, nje lajm ky qe gezon edhe drejtuesit e Totenhemit.
Sipas ligjit korean meshkujt nen moshen 28 vjec jane te detyruar te kryejne 22 muaj sherbim ushtarak. Perjashtim bejne sportistet qe arrijne suksese ne turne te rendesishem. Kushtet e percaktuara nga qeveria koreane per evitimin e ushtrise kane fitorja e medaljes se arte ne Lojerat Aziatike apo e medaljes se arte, argjendte ose te bronzte ne Boteror ose Olimpiade.
Sfidanti.al