S’ndalet “djalli” Mbape ! Futbollisti më i ri me 30 gola në sezon

Sulmuesi i PSZH-së, Kilian Mbape, shënoi tregolësh në fitoren e fundit 3-1 kundër Monakos, duke bërë histori në futbollin francez. Ai u bë futbollisti më i ri në Ligën e 1-rë franceze që arrin të shënoi 30 gola në një sezon. Ky futbollist 20-vjeçar, në këtë mënyrë, kaloi Erve Revelin, ish-sulmues i Nicës dhe Sent Etienit. Po ashtu, Mbape përsëriti rekordin e Tjeri Anrit si futbolisti francez më produktiv në fund të një sezoni.
Mbape gjatë këtij sezoni ka luajtur në 40 ndeshje me PSZH-në në të gjithë konkurrimet, duke shënuar 36 gola dhe duke dhënë 17 asistenca goli. Te PSZH-ja Mbape ka ardhur në verën e vitit 2018.
Sfidanti.al