Dani Alveshit duhet t’i përulen edhe Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, sepse ky futbollist brazilian, duke u kurrorëzuar si kampion i Francës në përbërje të PSZH-së, e shënoi emrin në histori si futbollisti më me shumë trove në botë gjatë karrierës së tij – plot 42!
Megjithëse Mesi dhe Ronaldo janë futbollistët më të mirë në botë, ata janë larg Alveshit, kur është fjala për trofetë e fituara. Mbrojtësi i djathë brazilian me trofeun e ri të fituar kaloi legjendën egjiptiane, Hosam Hasan, që ka fituar 41 trofe gjatë karrierës së tij.
Alvesh ka fituar tre trofe me klubin brazilian, Baia, me Seviljen – pesë trofe (Kupën e Spanjës, Superkupën, dy Kupa të UEFA-s, një Supërkupë të UEFA-s) dhe më shumë trofe ka me Barcelonën: gjashtë tituj në La Liga, katër Kupa, katër Superkupa spanjolle, tre trofe në Ligën e Kampioneve, tre kupa kampionati botëror të klubeve dhe tre Superkupa evropiane. Me Juventusin ai ka fituar dy trofe, ndërsa me PSZH-së – dy tituj kampioni të Francës, një Kupë dhe një Kupë të Ligës, si edhe një Superkupë franceze. Me Brazilin, ai ka fituar një Kupë të Amerikës dhe dy herë Kupën e Konfederatës.
Mbas Alveshit dhe Hosamit, vijnë me 37 trofe Andres Iniesta, Maksuelli dhe Ibrahim Hasani.
Sfidanti.al