Siti zgjedh “pasardhësin” e Mahrez, “qytetarët” gati të paguajnë klauzolën e francezit

Jo më larg se mesditën e së mërkurës, që sapo lamë pas, në mediat e huaja qarkulluan lajme se “qytetarët” e Mançester Siti janë në kërkim të një lojtari krahu që të mbushi boshllëkun e lënë nga algjeriani, Rijad Mahrez, i cili u transferua te “sauditët” e Al-Ahli.

Opsionet ishin dy, Zheremi Doku nga francezët e Rene dhe Majkëll Olize nga anglezët e Kristal Palas, me këtë të fundit, që rezulton të jetë dhe i “përzgjedhuri” i bordit të Mançester Siti. Olize është i preferuari i teknikut Guardiola dhe mund të afrohet për një çmim të përballueshëm, me 21-vjeçarin, që ka një klauzolë në kontratën e tij, që e lejon të largohet nëse për të paguhen plot 35 milionë paund, shifër kjo e përballueshme lehtësisht nga “qytetarët”.

 

sfidanti.al