Një portier në Angli na solli sërish ndërmend një shprehje që përdorej në Shqipëri në vitet 70-të e 80-të. Toni Briden mori përsipër të gjuajë një penallti në ligat e ulëta angleze, dhe gaboi aq shumë sa shkaktoi jo vetëm humor, por edhe frikë. Topi i gjuajtur nga Brideni përfundoi thuajse në tarracën e tribunës pas porte, duke goditur një nga panelet e dritave të montuara aty, e madje duke e këputur thuajse plotësisht.
Paneli mbeti i varur duke trembur njerëzit aty pranë. Kjo ndodhi në ndeshjen mes Nuneatonit ndaj Stratfordit në një nga ligat amatore (Liga Jugore), ndërsa na u kujtua shprehja “e gjuajti topin kaq keq saqë e dërgoi tek sahati i stadiumit”.
Sfidanti.al