Shpallet lista e përfaqësueses së Kroacisë me në krye Luka Modriçin

Trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç, shpalli listën zyrtare të lojtarëve që do të shkojnë në Botërorin e Rusisë, në të cilën, për habi, mungon mbrojtësi i Liezhit, Matek Mitroviç. Në ndeshjet përgatitore para Kupës së Botës Rusi-2018, Kroacia mundi Meksikën, por u mund 0-2 nga Brazili, më 4 qershor, në stadiumin anglez “Enfild”. Kroacia në Botëror ndodhet në Grupin D së bashku me Argjentinën, Nigerinë dhe Islandën.

Portierë: Subashiç, Kaliniç, Livakoviç

Mbrojtës: Çorluka, Vida, Striniç, Lovren, Vërshalko, Pivariç, Jedvaj, Çaleta-Car

Mesfushorë: Modriç, Rakitiç, Kovaçiç, Badel, Brozoviç, Bërdariç

Sulmues: Manxhukiç, Perishiç, Kaliniç, Kramariç, Pjapa, Rebiç.

Sfidanti.al