Trajtim special : Ronaldon në Botëror do ta ruajnë forca speciale!

Organizaata famëkeqe ekstremiste arabe ISIS ka kërcënuar se do t’i vrasë Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin gjatë Botërorit të Rusisë (14 qershor-15 korrik). Sidoqoftë, vështirë se ajo do të mund ta reazliojë planin e saj vrastar, sidomos, kur është fjala për superyllin portugez. Ronaldo, që nuk ia lë asgjë rastësisë, kështu që ai, personalisht, ka angazhuar dy forca speciale.

Fjala është për luftëtarin e njohur të arteve marciale të përziera (MMA), Gonzalo Salgardo, dhe ish-pjesëtarin e forcave speciale portugeze Nunjo Marekos. Ata do t’i qëndrojnë pranë ose ngjitur Ronaldos gjatë të gjithë kohës së Botërorit në Rusi.

“Do të bëjmë gjithçka të mundur që të ndihmojmë njeri-tjetrin”, deklaroi speciali Nunjo lidhur me marrëdhëniet e tij me Ronaldon. Sidoqoftë, edhe vendi organizator (Rusia) ka marrë përsipër që të garantojë sigurinë e lojtarëve dhe të ekipeve pjesëmarrës në Botëror.

Sfidandti.al