Mos qaj Argjentina …për ndeshjen me Izraelin, sa  frikë për Mesin!

Argjentina do të duhej që të luante, këtë të shtunë, një ndeshje miqësore me Izraelin në Jerusalem, ndërkohë që ndeshja, fillimisht, ishte planifikuar të zhvillohej në Tel Aviv, por, tani, ndeshja është anuluar dhe këtë vendim nuk e mori federata argjentinase e futbollit, por vetë qeveria e Argjentinës!

Qeveria e mori këtë vendim, pasi vlerësoi se futbollistët argjentinas nuk do të ishin të sigurtë, pasi ata, por, sidomos, lojtari më i mirë, Lionel Mesi, kanë marrë kërcënime për vdekje nga arabët, nëse ata do të luanin në Jerusalem.

“Ne u mblodhëm dhe vendosëm se nuk është e nevojshme që përfaqësuesja e Argjentinës të shkojë dhe të luajë në Izrael, pasi futbollistët e saj nuk do ta ndjenin vetën të sigrutë atje. Ne mund të themi vetëm se shteti ynë bën përpjekje maksimale që të jetojë në paqe me të gjithë”, vihej në dukje, me këtë rast, në njoftimin e qeverisë argjentinase.