Meksika shpall përjetësinë: Markezi për herë të pestë në Botëror!

Trajneri Huan Karlos Osorio shpalli listën përfundimtare të përfaqësueses meksikane prej 23 lojtarësh që do të luajnë në Botërorin e Rusisë. Futbollisti më i mirë në historinë e Meksikës, Rafael Markez (37 vjeç), për të cilin ky do të jetë Botërori i pestë, do të jetë në krye të kësaj përfaqësueseje.

Ne sulm do të jenë sulmuesi i rrezikshëm i Uest Hemit, Havier Hernandez, ndërsa në krah të tij do të luajë një sulmues tjetër po aq i rrezikshëm, Karlos Vela i Los Anxhelosit.

Meksika ndodhet në Grupin F së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Korenë e Jugut, ndërkohë që para Kupës së Botës Rusi-2018 (14 qershor-15 korrik) ajo do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Danimarkën më 9 qershor.

Sfidanti.al