Shndërroi shtëpinë ne muze, Messi, një koleksionist fanelash

Shndërroi shtëpinë ne muze, messi, një koleksionist fanelash

Lionel Messi ka krijuar një dhomë të vecantë në banesën e tij ku ka ekspozuar të gjitha fanelat e koleksionuara në karrierën e tij duke e shndërruar në një muze të vertetë. Ylli argjentinas i Barcelonës, përveç fanelave të tij ka në zotërimin e tij ato të shumë legjendave si Totti, Casillas, Raul, Henry apo Deco si dhe të atyre lojtarëve përkrah të të cilëve ka luajtur apo po luan ende si Pique, Fabregas Aguero, Lavezzi, ndërkohë që nuk mungon as fanela e idhullit të tij, Pablo Aymar. Për t’ia treguar botës këtë koleksion të tij, Messi publikoi një foto në Instagram, ku ai është në qendër së bashku me djalin e tij Thiago.

sfidanti.al