Pandev: Gjithçka unë e kam falë Interit, prandaj nuk mund ta festoja golin

Goran Pandevi u bë shpëtimtari i Xhenovës, pasi ky futbollist i njohur maqedonas shënoi golin vendimtar për fitoren e ekipit të vet mbi Interin dhe, me tri pikët që fitoi ekipi xhenovas, ai siguroi mbijetesën në Serinë A italiane. Për Pandevin, ky ishte goli i trete në tri ndeshjet e fundit në fushën e Xhenovës. “Unë, gjithnjë, përpiqem që të japë maksimumin nga vetja për Xhenovën, pavarësisht sesa minuta luaj. Kur më jepet shansi, unë përpiqem që ta justifikoj veten dhe të shënoj, kështu që jam mjaft i lumtur që e ndihmova ekipit tim që ne të arrinim këtë fitore të rëndësishme”, deklaroi, mbas ndeshjes,

Pandevi që nuk e festoi golin e rëndësishëm që shënoi ndaj Interit. “Unë nuk mund ta festoja golin, pasi Interi më ka dhënë gjithçka në jetën time. Ky klub më solli mua në Itali që fëmijë, më dha mundësi që të tregoja veten dhe, më pas, të fitoja gjithçka që kam fituar. Unë, të gjithë jetën time, do t’u jem mirënjohës atyre njerëzve të këtij klubi, të cilëve ua kam borxh karrierën time”, deklaroi Goran Pandevi.

Sfidanti.al