Shmajkel I kundërvihet Pogbasë: Është si një fëmijë problematik

Pas barazimit 1-1 mes Mancester Junajtid dhe Arsenalit, kritikat në drejtim të Djajve të Kuq shpërthyen kritikat , por në mënyrë të vecantë ai që I pësoi ato ishte Pol Pogba që vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së medias për shkak të merkatos, por edhe paraqitjeve të tij në fushën e lojës.

Një prej personaliteteve që e njohin mirë te Mancester Junajdit dhe që ka ndërhyrë në këtë moment delikat të skuadrës është Peter Shmajkel që nuk I kurseu komentet e forta për paraqitjen e Pogbasë, por edhe për situatën në përgjithësi te Djajtë e Kuq.

‘Pogba po luan shjumë në thellësi dhe nuk e kuptoja se cili është roli I tij te kjo skuadër-tha Shmajkel-Jam dakord me faktin që ai bëri dy pasime të mira në këtë ndeshje, por janë 2 dhe jo 15. Shoh që Pogba është një problem për Mancester Junajtid sepse po fiton shumë vëmendje sikur të jetë një fëmijë problematic brenda skuadrës. Në këtë moment unë jam pak konfuz dhe nuk e kuptoj. Mendoj se futbollistët që e rrethojnë janë shumë të mirë, por ai shpesh nuk e kërkon topin dhe fshihet, sic bëri në pjesën e parë me Arsenalin. I kemi parë aftësitë e tij, por përse ai nuk I shfaq edhe te Mancester Junajtid?/ Duhet gjetur një mënyre. Duhet punuar për këtë’.

Sfidanti.al