Kanixha thyen heshtjen: Akuzat ndaj meje janë false, djalin tim e manipuluan

Problemet në familjen Kanixha kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias kohët e fundit. Bashkëshortja e ish futbollistit argjentinas e akuzoi se ai jetonte me një prostitutë që e drogonte, ndërkohë që edhe djali I tij Aleksandër lëshoi akuzat e tij. ‘Babai im vinte të më merrte në shkollë dhe pastaj më linte në makinë dhe më thoshte që të mos largohesha, ndërkohë që ai ishte në shoqërinë e prostitutave-tha Aleksandër Kanixha gjatë një program televiziv Italian teksa ishte në shoqërinë e nënës së tij Mariana Nanis që edhe njëherë konfirmoi akuzat e saj.

‘Im shoq ka një të dashur, një prostitutë që e drogon për t’I marrë paratë-këmbëngul Mariana Nanis-objektivi im in parë është që ta shtroj në qendër rehabilitimi për kokainën që merr sepse nuk u besoj analizave që ai ka kryer. Për më tepër, bashkëshorti im nuk flet as me fëmijët. Nëse ai është një person I humbur, ne nuk kemi asnjë faj’.

Por Klaudio Kanixha nuk priti më dhe u kundërpërgjigj ndaj auzave duke I hedhur poshtë.

‘Akuzat ndaj meje dhe Sofias janë të gjitha false-tha Kanixha-është e kundërta e saj që thotë Mariana. E përsëris, janë akuza false. Vetëm një I cmendur mund të besojë kaq shumë budallallëqeve së bashku. Për fat të keq ajo e ka manipuluar Aleksandrin. Përsa I përket Sofias, është e shëndetshme dhe spektakolare, është krejt ndryshe nga deklaratat e rënda që ka thënë Mariana. Gjithcka është e qartë. Gjithcka është sajuar nga miqtë e saj të rastësishëm që ndjekin programet. E gjithë kjo është krijuar nga mëria më ekstreme me një ligësi absolute’.

Sfidanti.al