Nisa përjashtoi nga skuadra sulmuesin e ri të saj, Lamin Diabi-Fadiga për vjedhjen e një ore me vlerë prej 70 mijë Eurosh që I përkiste shokut të tij të skuadrës, Kasper Dolberg. Lajmi bëhet I ditur nga e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ duke shpjeguar se I gjithe misteri I vjedhjes që ndodhi në dhomat e zhveshjes u zgjidh nga një hetim I policisë franceze së cilës futbollisti iu drejtua për të bërë denoncimin.
Sulmuesi I ri i ekipeve zinxhirë të Francës dhe që është pjesë akademisë së Nisës, Diabi-Fidaga u përjashtua nga drejtuesit e klubit edhe pse kërkoi ndjesë dhe I ktheu orën holandezit. Në vazhdim pritet që ai të firmosë kontratën me Paris FC, një klub që është pjesë e Ligue 2.
Sfidanti.al