Serie A. Lazio merr revanshin, cfarë leksioni Atalantës së Gasperinit

Lazio triumfon ndaj Atalantës dhe regjistron fitoren e pestë radhazi në kampionatin italian. Në Bergamo skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi praktikisht ndeshjen perfekte duke i dhënë një leksion të mirë të besuarve të Gian Piero Gasperinit duke marrë revanshin për disfatën e pësuar në Kupën e Italisë.

Lazio e nisi në mënyrë perfekte sfidën  pasi që në minutat e para mori kryesimin në rezultat me Marusic. Më vonë bardhekaltrit dyfishuan rezultatin [as një aksioni perfekt me protagonist trinomin Reina-Immobile-Correa. Atalanta që ishte e penalizuar nga disa mungesa për një moment rihapi llogaritë e sfidës me Pasalic, por në fund Muriqi i mbylli përfundimisht ato teksa vulosi fitoren 3-1 të skuadrës së Lazios.

Sfidanti.al