Tek Interi as nuk e kanë menduar, por ja që një ish-zikaltër e ka këtë dëshirë. Ish-sulmuesi i viteve 90-të, Ivan Zamorano, shpreson që një ditë pronarët e klubit milanez të kenë guximin që të synojnë Kilian Mbapenë. “Po të isha unë në vend të drejtuesve, do të merrja menjëherë Mbapenë, – tha kileni, – pasi ai është një lojtar me të ardhme shumë të madhe. Nuk e di nëse do të ishte e mundur, por do ta provoja”. Duke folur për dy patriotët e tij tek Interi, Vidalin e Aleksis Sançezin, ai padyshim që i mbrojti dhe foli mirë për ta. “Më duket se po ndihen shumë mirë në Milano, – tha Zamorano, – ata mund të ndihmojnë në projektin e Interit”. Ivan Zamorano luajti për zikaltërit në vitet 1996-2001, ndërsa për katër vjet më përpara luajti për Realin e Madridit.
Sfidanti.al