Viti 2019 i Kristiano Ronaldos, portugezi ndjek rekorde të reja

Kristiano Ronaldo është një futbollist që gjithnjë dëshiron të jetë numri 1 dhe për këtë nuk mund të gjente një vend tjetër më të mirë se Juventusi ku fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi. Te Zonja e Vjetër, Ronaldo ka mundësi që thyejë rekorde e të fitojë trofe të tjerë dhe është gati për një 2019 plot suksese si në aspektin kolektiv ashtu dhe në atë individual

Një prej rekordeve që është vënë në shënjestrën e portugezit është ai për fitoren e golashenuesit më të mirë në 3 kampionate nga 5 Ligat më të rëndësishme evropiane. Më të mëdhenjtë janë ndalur në 2 liga, Ibrahimovic në Serie A e Ligue 1, Cavani në Serie A e Ligue 1.

Ndërsa Ronaldo, pasi është shpallur shënuesi më i mirë në Premier League me Mancester United në sezonin 2017/2008 dhe në La Liga me Realin e Madridit do të kërkojë të fitojë këtë cmim edhe në Serinë A për t’u bërë i pari lojtar që e arrin këtë

Por ji vetëm kaq, nëse Juventusi në fund të sezonit do të fitojë titullin e tetë radhazi të Serie A dhe Ronaldo shpallet shënuesi më i mirë, atëherë ai do të bëhet i pari futbollist që në vitin e parë të tij në një kampionat që është në gjendje të fitojë si titullin kampion ashtu edhe të goleadorit.

sfidanti.al