Roben dhe Hektor Herrera; lojtarët që Interi kërkon t’i marrë gratis

Roben dhe Hektor Herrera; lojtarët që Interi kërkon t’i marrë gratis

Pas Diego Godin, Interi kërkon të marrë të tjerë futbollistë me parametra zero. Nqë orët e fundit në radarët e klubit zikaltër kanë përfunduar Hektor Herrera i Portos dhe Arjen Roben i Bajernit të Mynihut që janë drejt mbylljes së kontratave të tyre.

Te Interi kërkohet që të ketë një nderthurje mes elementëve të rinj dhe futbollistëve me eksperiencë, me këta të fundit që të shihen si një ndihmë më shumë sidomos në ndeshjet më të vështira. Për Arjen Roben që i ka kaluar të 30, klubi mund të mos e aktivizojë si titullar për më shumë se në 30 ndeshje. Holandezi shihet më shumë si një armë për ato sfida që janë shumë vendimtare për ecurinë e sezonit.

Përsa i përket, Hektor Herrerës, mesfushori që kërkon largimin nga Porto, konsiderohet si një futbollist që pritet të rrisë cilësinë në repartin e kësaj skuadre

sfidanti.al