‘Lufta’ e Riberi në Twitter; Bajerni nuk e fal, e gjobit rëndë

Një video e publikuar teksa gatuante një biftek të mbyluar me flori e ka vënë Fran Riberi në qendër të polemikave dhe një beteje verbale në rrjetet sociale që do t’i kushtojnë shtrejntë futbollistit francez. Ky i fundit nuk i priti aspak mirë kritikat që iu bënë në të gjitha platformat sociale për atë cfarë publikoi duke reaguar ashpër si ndaj personave normalë ështu edhe ndaj një gazetareje.

‘Ziliqarë, nuk ju detyrohem për asgjë-ishte një nga frazat e përdorura nga Frank Riberi në postimet e tij në Twitter teksa u përgjigjej akuzave. drejtuesit e Bajernit të Mynihut nuk e pëlqyen  aspak gjuhën e përdorur nga francezi dhe vendosi që ta dënojë me një gjobë të fortë, gjë që e konfirmoi Drejtori Sportiv i klubit bavarez, hasan Salihamixhic

‘Ribery përdori një fjalor që ne si Bayern nuk mund ta pranojmë dhe që ai nuk mund ta përdorë-tha Salihamixhic-fola gjatë me të dhe i bëra të ditur se do të dënohet me gjobë të majme dhe ai e pranoi’.

sfidanti.al