Vieri: Ky nuk është Juventusi më i mirë i të gjitha kohërave!

Juventusi po e mbizotëron dukshëm Serinë A, persa tregon edhe fakti se, mbas 14 raundeve të saj, ai ka shënuar 13 fitore dhe vetëm një barazim, ndërkohë që pengesa e radhës e ekipit bardhezi është Interi që në letër konsiderohet si rivali kryesor.
“Neroaxurët”, këtë të premte, do të jenë vizitorë të kampionit të Italisë në një ndeshje, me të cilën do të nisë raundi i 15-të i kalços italiane. Në prag të kësaj ndeshjeje, një deklaratë interesante bëri sulmuesi i paharruar i Interit, Bobo Vieri:
“Në ndeshje të tilla asnjëherë nuk ka favoritë. Një derbi është derbi. Interi mund ta mposhtë Juventusin në një ndeshje dhe unë kështu shpresoj se do të ndodhë këtë të premtue”, vuri në dukje Vieri në një prononcim në “Gazeta delo Sport”. Sidoqoftë, ai nuk mungoi ta lavdëroi Juventusin, por duke theksuar se një Juventus tjetër i mëparshëm ka qenë më i mirë:
“Juventusi, me të vërtetë, ka një ekip të fortë, por jo më i miri që ka pasur ndonjëherë. Kam mendimin se ekipi i Tardelit, Platinisë, Xhentiles. Bonjekut… ka qenë më i miri në historinë e tij”.
Sfidanti.al