Botërori i Formula 1 i vitit 2019 do të përbëhet nga 21 gara. këshilli Botëror i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit miratoi këtë të mërkurë kalendarin e këtij kampionati që do të nisë në 21 mars si gjithmonë me Cmimin e Madh të Australisë dhe do të mbyllet në 1 dhjetor me garën në Abu Dabi. Ajo që të bën përshtypje në kalendarin e Formula 1 të vitit të ardhshëm është se nuk do të ketë ndryshime në krahasim me atë të këtij viti. E vetmja e re që mund të thuhet është ndryshimi i pozicioneve të garave të Meksikës dhe SHBA, me Cmimin e Madh të Meksikës që do të mbahet përpara atij të Austinit në Teksas
Kalendari i Formula 1 2019
1 Australi 17 mars
2 Bahrein 31 mars
3 Kinë 14 prill
4 Azerbaixhan 28 prill
5 Spanje 12 maj
6 Monako 26 maj
7 Kanada 9 qershor
8 Francë 23 qershor
9 Austria 30 qershor
10 Britani 14 korrik
11 Gjermani 28 korrik
12 Hungari 4 gusht
13 Belgjikë 1 shtator
14 Itali 8 shtator
15 Singapor 22 shtator
16 Rusi 29 shtator
17 Japini 13 tetor
18 Meksikë 27 tetor
19 SHBA 3 nëntor
20 Brazil 17 nëntor
21 Abu Dabi 1 dhjetor