Vetëm portofoli i holandezit De Bur nuk qan…

Përfundoi si mos më keq aventura për trajnerin De Bur tek Interi.  Jo, jo, nuk mundt thuhet “si mos më keq”, ngaqë portofoli i holandezit do të mbushet, në bazë të një kontrate penaliteti, ku klubi do të paguante një gjobë të majme nëse prishet kontrata para fundit të sezonit.

Besimi i humbur dhe lodhja e madhe nga presioni raspakapitës i medias italiane, nuk mund të jenë vetëm këto arsyet që De Bur i ka dhënë leje agjentit Albers të flasë ne emër të tij:

“ Frank ishte njeriu i duhur në ekipin e gabuar.  S’ka dyshim që ndihet i fyer dhe i befasuar nga vendimi i Interit.  Nuk e kam kuptuar akoma se si ditën e hënë,askush nga drejtuesit nuk ishte në seancën stërvitore.  Interi i tij ka bërë ndeshje të bukura ndërsa ai vetë ka mësuar në harkun e disa javëve italishten..”