Në të vërtetë, trajneri aktual i Italisë, Xhanpiero Ventura, edhe më parë, nuk ka qenë shumë popullor midis tifozëve italianë, por, tani, mbas humbjes së fundit 1-0 nga Suedia në ndeshjen play off të Kupës së Botës, ai është bërë edhe më i padëshiruar, madje, edhe qesharak. Media i kujton atij me ironi deklaratën që ai bëri para ndeshjes me Suedinë, kur ai tha: “Unë nuk mendoj për ndeshjen me Suedinë, por për fazën e grupeve të Kupës së Botës!”.
Sidoqoftë, gjithçka mund të ndryshojë në favor të Venturës, nëse Italia do ta mundë Suedinë në fushën e vet me ndonjë rezultat të volitshëm.
Sfidanti.al