Trajneri kroat, Sllaven Biliç, mbas shkarkimit nga Uest Hemi, bëri një veprim krejt të veçantë, duke marrë në telefon ish-futbillistët dhe duke i pyetur ata se ku kishte gabuar. Mbas humbjes nga Liverpuli, presidenca e Uest Hemit e “falënderoi” atë për bashkëpunimin dhe i tha lamtumirë, pasi ai në 11 ndeshje kishte arritur vetëm dy fitore dhe zinte vendin e 18-të në Premier Ligë. Në fakt, shkarkimi i tij pritej, por, sidoqoftë, Biliçi i mori në telefon lojtarët e tij dhe i pyeti: “Ku kam gabuar?” Biliçi mori tri përgjigje po aq interesante sa edhe vetë pyetja:
-“Lojtarët të donin, por, ti, ishe shumë i butë me ata”.
-“Nuk i dënoje, kur ata nuk e respektonin orarin, nuk e bëje problem, kur lojtarët vinin vonë në stërvitje, madje, i lije ata që të iknin më herët”.
“Intensiteti i stërvitjeve ishte i ulët, ndërkohë që ato ishin standarde dhe të gjithë e dinin, pa filluar, se çfarë do të bënin në to”.
Me siguri që Biliçi do t’i vejë vathë ne vesh këto vërejtje dhe do t’i përmirësojë në angazhimin e tij të ardhshëm si trajner.
Sfidanti.al