Në Botëror edhe Kroacia, me ish-trajnerin e Dinamos sonë, Daliç

Kroacia nuk vuajti në Pire dhe u kualifikua me meritë për në finalet e Botërorit. Skuadra e shquar ballkanase, që pati në fushë të tillë si Modriç apo Perishiç, u drejtua sërish nga stoli nga ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, Zllatko Daliç. Tekniku simpatik u gëzua pa masë në fund, ndërsa barazimi 0-0 ishte mënyra më e mirë për të shkuar në Rusi, pas fitores 4-1 në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.

Botërori njeh tani 28 nga 32 finalistët, ndërsa mbeten për t’u luajtur edhe dy ndeshje të plej ofit në Europë dhe dy në mes të skuadrave të kontinenteve të ndryshme.

Skuadrat e kualifikuara deri tani, në të gjithë kontinentet janë këto:

Europa: Rusia, Franca, Portugalia, Gjermania, Serbia, Polonia, Anglia, Spanja, Belgjika, Islanda, Zvicra, Kroacia

Amerika e Jugut: Brazili, Uruguaji, Argjentina, Kolumbia

Afrika: Tunizia, Nigeria, Maroku, Senegali, Egjipti

Amerika Qendrore dhe Veriore: Meksikë, Kosta Rika, Panamaja

Azia: Irani, Japonia, Korea e Jugut, Arabia Saudite

Plej ofi mes kontinenteve

Australi-Honduras, 15 nëntor (0-0)

Peru-Zelandë e Re, 15 nëntor (0-0)

Plej ofi në Europë

Irlandë-Danimarkë, 14 nëntor (0-0)

Itali-Suedi, 13 nëntor (0-1)

Sfidanti.al