Tre gola ndaj Sassuolos, Dybala refuzon krahasimet: Nuk jam Messi

Paulo Dybala ishte njeriu i ndeshjes në Sassuolo-Juventus. sulmuesi argjentinas shënoi 3 gola për t’u bërë sërish objekt i krahasimeve me Lionel Messi, dicka që numri 10 i Zonjës së Vjetër e kë refuzuar në mënyrë kategorike. ‘A mund të bëhen krahasime me dikë tjetër? Jo, Jo mendoj se jo; cdo futbollist është vetvetja-tha Dybala për Sky Sports-unë jam Dybala, krahasimet me Messin nuk është se nuk më pëlqejnë, Messi është një lojtar që ka fituar 5 Topa të Artë, por unë dua të jem Dybala dhe nuk dua të krahasohem me asnjë lojtar tjetër. Dua të kem karrierën time, të fitoj trofetë e mi. Pastaj, krahasimet me Messin i bëni ju gazetarët. Unë jam vetvetja dhe shumë i lumtur për 3 golat e shënuar sot’.

sfidanti.al