F1, Force India e bën zyrtare; Sergio Perez rinovon kontratën

Sergio Perez do të jetë pjesë e skuadrës së Force Indias në Formula 1 edhe për vitin tjetër. Ishin drejtuesti e skuadrës që konfirmuan qëndrimin e pilotit meksikan në radhët e tyre. Për Perez ai i ardhshëm do të jetë viti i pestë radhazi që do të garojë për Force Indian. Në këtë sezon meksikani ka mundur të grumbullojë 58 pikë në Botërorin e Formula 1 dhe si rezultatin më të mirë në këtë sezon ka vendin e 4 në Cmimin e Madh të Spanjës. Shok skuadre, Perez edhe për vitin 2018 do të ketë Esteban Ocon. Edhe në këtë rast ishte vetë Force India ose sic quhet ndryshe Pink Panther që e konfirmoi nëpërmjet rrjeteve sociale

sfidanti.al