Santosi merr një letër mjaft interesante nga Parisi i..megaparave!

Edhe klubi brazilian i Santosit ka përfituar, pasi Nejmari u shpërngul nga Barcelona për te PSZH-ja. Transferimi i Nejmarit, sikurse dihet, kushtoi 222 milionë euro dhe një pjesë të “kulaçit’ përfitoi edhe Santosi, nga ku e ka zanfillën futbollisti brazialin, para se të fitonte lavdinë dhe të shpëngulej në radhët e klubit katalonjas. Presidenti i Santosit bëri të ditur se në adresë të klubit kishte ardhur një letër nga Parisi:

“Ne kemi marrë një letër nga PSZH-ja që na kërkon falje për vonesën, ndërkohë që ky klub francez na ka ofruar edhe disa opsione dhe  njerëzit e tij drejtues janë gati që të marrin të gjitha masat e nevojshme lidhur me paratë e transferimit. Duket qartë se ata janë njerëz seriozë, për të cilët futbolli nuk është vetëm argëtim”, vuri në dukje presidenti i Santosit.

Sfidanti.al