Mbyllet viti 2017 për blerjen e re të Barcelonës, Ousmane Dembele. Sulmuesi i skuadrës katalanase pësoi një dëmtim muskular ngjatë ndeshjes me Getafen të cilën e braktisi në minutën e 28. Nëpërmjet një komunikate për shtyp Barcelona bëri të ditur se Dembele ka dëmtim në tendinën e bicepsit femoral të kofshës së djathtë dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni. Në të njëjtën kohë, Barcelona bën të ditur se sulmuesi do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3-4 muaj që do të thotë se ai do të vihet sërish në drejtm të trajnerit Valverde në vitin 2018.
sfidanti.al