Alonso merr ftesën; Toyota e kërkon në ’24 Orë të Le Mans’

Fernando Alonso e ka deklaruar se prioriteti i tij është qëndrimi në Formula 1 dhe faktet e logjika të bëjnë të mendosh se edhe në 2018 ai do të jetë pjesë e McLaren Renault. Por spanjolli ka edhe një ëndërr tjetër, triumfin në kompeticionet të tjera dhe nuk përjashtohet mundësia që vitin e ardhshëm ai të garojë në 2 evente. Me McLaren Renault, Fernando Alonso nuk do të mund të marrë pjesë në garat e Indy500, por m,und t’i jepet shansin të tregojë vlerat e tij në garën 24 Orë të Lë Mans. Në drejtim të spanjollit ka ardhur  një ftesë nga Toyota Gazoo Racing e bërë nga vetë drejtori i kësaj skuadre, Rob Leupen. ‘Gjithnjë kemi qenë të interesuar për të biseduar me pilotët më të mirë dhe Pascal Vasselon, drejtori Teknik, ka një raport shumë të mirë me Alonson që është krijuar kur ai ishte në Formula 1 me Michelin-tha Leupen për portalin motorsport.com-por nuk mund të them asgjë më shumë në lidhje me këtë cëshje, pasi gjithcka në këtë moment është e hapur’.

sfidanti.al