Teuta e Durrësit është kryesuese e kampionatit shqiptar të futbollit, të paktën për një ditë. Formacioni i drejtuar nga trajneri Gugash Magani triumfoi 1-0 brenda në Shkodër ndaj Vllaznisë, duke marrë fitoren e dytë në dy ndeshje të luajtura deri tani.
Shkodranët patën më shumë iniciativë dhe e kërkuan më shumë golin, të mbështetur dhe një numër i madh tifozësh në stadiumin “Loro Boriçi”, por nuk arritën dot të shënonin.
Teuta pati fat sepse shënoi me goditjen e parë në portë. Në minutën e 70-të, Çyrbja finalizoi saktë një aksion të durrsakëve, duke shënuar një gol shumë të bukur.
Një goditje e rëndë kjo për Vllazninë që hyri me pretendime në këtë kampionat, pas disa përforcimeve të marra gjatë verës. Shkodranët fituan javën e parë në fushën e Lushnjës, por tashmë pësuan disfatë.
Sfidanti.al