Klopi e fal Kutinjon: mblidh mendjen, mos shiko enderra me Barcelonën

Futbollsti brazilian Filipe Kutinjo është përsëri në formacionin e Liverpulit. Siç dihet, Kutinjo, gjatë këtij sezoni veror të transferimeve, ka qenë objektiv i Barcelonës, ndërkohë që edhe ai vetë “luajti të gjithë gurët” që të bashkohej me klubin katalonjas, por trajneri gjerman i “të kuqve” kundërshtoi drei në fund dhe, kështu, ky sulmuesi mbeti në “Enfild Roud”.

Tani, Kutinjo, gradualisht, po përfshihet në skemat e Klopit, shkurt, po kap ritmin e humbur dhe, mbas ndeshjes kundër Seviljes, ai do të mund të përfshihet në formacionin e parë të Liverpulit kundër Barnlit në Premier Ligë.

“Ai duhet të jetë i përgatitur. Ishte më të vërtetë diçka e bukur, kur shihje tifozët që e duatrokitën atë. U gëzova, kur e pashë këtë. Ai është stërvitur mjaft mirë në seancat e fundit që kemi pasur bashkë”, vuri në dukje Klopi.