Milani e mbylli sezonin e tij të trazuar, duke u kualifikuar për në Ligën e Evropës, megjithëse në fillim “kuqezinjtë” kishin ambicie më të mëdha, duke qenë se shpenzuan më shumë se 230 milionë euro për blerjet e reja. Media italiane shkruan se disa lojtarë të Milanit po numërojnë ditët e tyre të fundit në këtë klub dikur mjaft të famshëm italian.
“Skaj Sporti” thotë se shtatë lojtarë do të largohen, gjatë kësaj vere, nga Milani dhe fjala është për Xhanluixhi Donarumën, Ignjacio Abaten, Rikardo Montolivon, Kristian Zapatën, Luka Antonelin, Suson dhe Nikola Kaliniçin. Sidoqoftë, duhet thënë se Abate, Montolivo, Zapara dhe Antoneli edhe ishin deri në një farë mase të dobishëm për ekipin, por Kaliniçi nuk i justifkoi shpresat. Drejtori i Milanit, në disa raste, ka thënë se klubi nuk ka nevojë që të shesë lojtarët e vet më të mirë, por situata lidhur me Donarumën dhe Suson është problematike.
Futbollisti spanjoll 24-vjeçar ka një klauzolë blerjeje prej 40 milionë euosh, kështu që, nëse del ndonjë klub që është gati ta paguajë këtë shumë, atëherë, Milani do të jetë i pafuqishëm. Nga ana tjetër, portieri 19-vjeçar Donaruma i ka prishur marrëdhëniet e tij me tifozët, ndërkohë që kohët e fundit ai ka bërë disa gabime që i kanë kushtuar shtrenjtë Milanit që tani nuk ka ndonjë kundërshtatim që ta shesë atë, por kërkon, të paktën 60 milionë euro.
Sfidanti.