Deklaratë sensacionale e Platinisë,  Francë-Brazil lejohej vetëm si finale !

Tifozët e mëdhenj të futbollit me siguri që kanë kujtesa mjaft të mira nga kampionati botëror i vitit 1998 i Francës, ku u zhvilluan ndeshje që u dalluan nga një futbolli i bukur dhe tërheqës dhe që, në fund, u mbyll me një finale spektatkolare mes vendit mikpritës dhe Brazilit të fuqishëm. Franca zhvilloi jnjë turne të shkëlqyer dhe në finale mundi bindshëm 3-0 Brazilin, por tani, pikërisht, lidhur me këtë ndeshje është ngritur një pluhur i madh në opinionin publik sportiv, para së gjithash, për shkak të një deklarate të pakujdesshme të Mishel Platinisë.

Ish-presidenti i UEFA-s (Platini) ishte pjesë e procesit organizativ të Botërorit që u zhvillua në vendin e tij dhe, duke pranuar se shorti i këtij konkurrimi trë madh ka qenë i manipuluar, ka ngjallur reagime të ashpra dhe të zemëruara anekënd botës futbollistike.

“Kur bëmë kalendarin e ndeshjeve, ne bëmë disa marifete që të arrinim atë që donim. Nëse Franca dhe Brazili do të dilnin në krye të grupeve të tyre, atëherë, të dy këta ekipe nuk do të mund të ndesheshin para finales së madhe. Dhe në fund kështu edhe ndodhi. Kishim gjashtë vite që po përgatitëshim për kampionatin botëror, sigurisht, që ne do të bënim edhe ndonjë marifet. Mos mendoni se të tjerët nuk e bëjnë këtë”, i tha Platinia “Frans Blu Sportit”.

Sfidanti.al