Daglas Kosta ‘tradhetohet’ nga rrjetet sociale; fyhet Napoli

Nuk shuhen polemikat mes Juventusit e Napolit. Kete radhe fajin e ka Daglas Kosta qe u ‘tradhetua’ nga rrjetet sociale. Gjate festimeve ne paraden me autobus te hapur, futbollisti i Juventusit u argetua duke publikuar per nje kohe te gjate live ne Instagram imazhe nga kjo parade. Ne nje moment te caktuar u shfaqen 3 arkivole blu me emrin e Insinjes siper. Por gjerat perkeqesohen akoma me shume kur nje tifoz publikon nje foto ku shfaqej nje fanele ku ishte shkruar ‘Napoli m…’.

E gjithe kjo nuk mbeti pa u vene re te Napoli dhe presidenti De Laurentiis muk e fshehu nervozizmin dhe irritimin e tij.

‘Jemi te indinjuar per kete sjellje te turpshme dhe fyese nga disa prej lojtareve te Juventusit-shkruante De Laurentiis ne Twitter-jane gjeste te renda qe fyejne dinjitetin e nje qyteti dhe te nje napoletani si Insinje. Eshte e papranueshme’

Sfidanti.al