Nese derbi eshte nje ndeshje e vecante per te gjithe lojtaret e Milanit, per Suson eshte akoma me special. Spanjolli tashme eshte njr nder lideret e kuqezinjve dhe deri tani u ka rezistuar ‘vardisjeve’ te Interit dhe kete e tregon ai vete.
‘Interi me kerkoi ne 2017 dhe veren e kaluar, por une asnjehere nuk mendova te nderroj fanele. Jam shume i lumtur qe qendrova-tha Suso qe falenderon edhe trajnerin e tij-me Gatuzon jam permiresuar’.
Megjithate zerat e merkatos rreth tij nuk fashiten pasi eshte folur edhe per nje interesim te Barcelones.
‘Me vjen mire qe klube si Barcelona e Mançester Siti interesohen per mua-vijoi Suso-por edhe Milan eshte skuader e madhe. Ne futboll asnjehere nuk i dihet, por une gjithnje e kam thene se jam i lumtur ketu. Nese Milani do te vendose qe te me shese atehere ketu ndryshon fjala’.
Ne fund Suso foli edhe per pikat e tij te referimit ne futboll.
‘Me pelqen shume Hazard, nuk lodhem kurre se pari ate-tha Suso-kur isha i vogel cmendesha per Kaka, shperthente ne sulm, por ishte gjithnje i kthjellet ne pasime dhe ne momentin kur duhej te gjuante’.
Sfidanti.al