Strakosha-Hysaj në fushë, Lacio drejt Ligës së Europës

E vështirë të kapet Championsi me rivalët që janë më lart, dhe me trajnerin Mauricio Sarri që është në sezonin e tij të parë me skuadrën. Lacio nuk mundet të konkurrojë me Milanin, Interin, Napolin dhe Juventusin, por gjithsesi nuk është pak sot për sot që të sfidojë Romën apo Atalantën. Fitorja 1-0 ndaj Venecias në “Olimpiko” ishte “e vogël”, porse ishte e rëndësishme sepse e ngjiti ekipin kryeqytetas në vendin e pestë në renditjen e Serisë A. Në fushë për lacialët ishin dy shqiptarët, Tomas Strakosha në portë dhe Elseid Hysaj në mbrojtje, dhe që të dy ishin titullarë e luajtën deri në fund. Çiro Imobile shënoi golin e vetëm të ndeshjes me penallti dhe Lacio ka tani 49 pikë, duke qenë mbi Romën, Atalantën apo Fiorentinën, ndonëse bergamaskët kanë luajtur një ndeshje më pak.

Sfidanti.al