Këto para nuk do të duhen vetëm për sulmuesin norvegjez, por edhe për shumë më tepër. Barcelona ka një limit rrogash deri në 144 milionë euro të lejuar nga La Liga, porse drejtuesit e kanë “bërë baltë” duke shpenzuar për momentin dyfishin e kësaj shume. Pra, katalanasit e kanë tejkaluar limitin e lejuar me 144 milionë euro, ndërsa ardhja e Halandit mund të kushtonte 50 milionë euro (por, besohet më shumë). Kjo do të thotë 200 milionë euro shpenzim mbi atë që lejohet, pra ku do t’i gjente paratë klubi? Edhe nëse nuk vjen Halandi, janë 144 milionë euro të tjera për t’u gjetur. Një kontratë që po përflitet mund të sjellë 45 milionë euro që mund të përdoren për lojtarët, pra mbeten edhe rreth 100 milionë të tjera. Do të duhet ndonjë mrekulli që të shiten kartonat e lojtarëve si Grizman apo Kutinjo, ndërsa mund të mos mbahet Adama Traore.
Sfidanti.al