Paris SG paska një listë me 9 emra për trajnerin e ri!

Favoriti dihet, por siç duket nuk është e sigurt ardhja e tij. Zinedin Zidan cilësohet si kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Paris SG, ndërsa Maurisio Poçetino mendohet se do të largohet në fund të sezonit, por gjithsesi presidenti Al Helaifi dhe drejtori sportiv, Leonardo, thuhet se kanë një listë të gjatë me pretendentë. Përveç Zidanit, në mendimet e drejtuesve parizienë janë Masimiliano Alegri, Antonio Konte, Mikel Arteta, Diego Pablo Simeone, Erik Ten Hag, Simone Inzagi apo Tiago Mota. Poçetino mund të shkojë tek Mançester Junajtidi, ndonëse në “Old Traford” jepet favorit Ten Hagu, por gjithsesi PSG mund të mos dëshironte të vazhdonte me të, pas dështimit në Champions.

Sfidanti.al