Kthimi i Mesit tek Barcelona? Në Spanjë e quajnë “hallvë të ftohtë”!

Fanelat e tij vazhdojnë të fluturojnë nëpër shitoret e klubit, edhe pse një pjesë e tifozëve në “Parkun e Princave” e vërshëllyen rëndshëm. Lionel Mesi nuk po kalon një periudhë të mirë tek Paris SG, sidomos pas eleminimit nga Championsi, ndërsa po përmendet sërish një rikthim i mundshëm tek Barcelona. Argjentinasi bëri një largim të bujshëm nga “Kamp Nou”, me lot në sy, por pa e kthyer kokën prapa, ndërsa tani ndoshta po mendon një rikthim. Gjithsesi, në Spanjë këtë rikthim e quajnë “hallvë të ftohtë”. E përditshmja “Marka” e Madridit shkruan se ndoshta presidenti Laporta mund ta pranonte një rikthim, por do të ishte e pamundur të paguhej kartoni, dhe të jepej rroga që do të kërkonte Mesi. Një rikthim i ish-kapitenit mund të bëhet ndoshta vetëm si drejtues sportiv.

Sfidanti.al