Thumboi Interin, Spaleti jep përgjigje të hidhur Sarit…

Trajneri i Interit, Luçano Spaleti, iu përgjigj kolegut të tij të Napolit, Mauricio Sari, pasi ky i fundit tha se Interi e ka më të lehtë, sepse ai luan një herë në javë. Interi ka rastin që “ta rrëzojë” Napolin nga froni në Serinë A, nëse mund Kievon, duke pasur parasysh se Napoli u mund nga Juventusi.

“Nëse përfundon në top-4-she, shkon në Ligën e Kampioneve, pastaj, këtu është edhe Liga e Evropës, në të kundërt, do të jesh i detyruar të luash vetëm ndeshje miqësore në fazën përgatitore. Juventusi ka luajtur vazhdimisht në të gjithë konkurrimet dhe ka fituar gjashtë Skudeto. Nëse Sari do të ndjekë shembullin tonë, le të përfundojë në vendin e shtatë. Ne do të donim që të luanim tri ose katër ndeshje në javë”, vuri në dukje Spaleti.

Sfidanti.al