Përmbysje planesh: Ozili nuk do të shkojë të Barça, por te Reali?

Pjesëtari i përfaqësueses gjermane, Mesut Ozil, me siguri që do të jetë një nga yjet e sezonit të ardhshëm dimëror të transferimeve, duke pasur parasysh se ai refuzoi të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenalin, ndërkohë që ajo aktuale skadon verën e ardhshme. Kjo do të thotë se ky futbollist do të largohet nga “topçinjtë”, janarin e ardhshëm, pasi, në të kundërt, klubi arsenalas do të mbetet me duar bosh gjatë sezonit të ardhshëm veror të transferimeve.

Për Ozilin, ka shprehur interesim edhe Barcelona, por Ozili e befasoi opinonin publik, kur bëri të ditur se vazhdon që të jetë në kontakt me Zinedin Zidanen, kështu që mund të pritet kthimi i tij në “Santiago Bernabe”. “Unë e adhuroja lojën e Zidanes, ai ishte i jashtëzakonshëm me topin. Kur unë isha i ri, ai ishte idhulli im. Ne, vazhdojmë që të jemi në kontakt, flasim në telefon herë pas herë”, tha Ozili, duke i bërë të tjerët që të besojnë se ai mund të kthehet në Madrid.

Sfidanti.al