Lioneli Mesi si  idhull, kurse i vëllai me mafiozet famëkeq të Rosarios!

Lionel Mesi është ndër futbollistët më të mirë të botës, jo vetëm tani, por edhe në të gjithë historinë e futbollit. Ylli i Barcelonës dhe i Argjentinës e ka fituar pesë herë “Topin e artë” dhe ka në “vitrinën” e tij 29 trofe. Por, pavarësisht se Leo ka simptanë e të gjithë botës, problemet familjare janë pjesë përbërëse të jetës së tij. Media argjentinase shkruan se i vëllai i Lionelit, Matias Mesi, po kërkohet nga policia argjentinase në bazë të një mandati arresti të lëshuar nga prokuroria përkatëse. Thuhet se ai thirri për ndihmë policinë bregdetare, ndërsa ndodhej, në det, në jahtin e tij, dhe, kur policia mbërriti, zbuloi në anije njolla gjaku dhe një pistoletë. Matiasi tha se ishte prerë, ndërsa po rruhej, kurse, më pas, u zhduk dhe tani policia po e kërkon atë.

Media argjentinase shkruan se Matias Mesi që, edhe më parë, ka pasur probleme me ligjin dhe policinë, është pjesëtar i grupit kriminal mafioz famëkeq të Rosarios!

Sfidanti.al