Masimiliano Alegri nuk ka asnje dyshim per te ardhmen; do te qendroje te Juventusi. Trajneri livornez e konfirmoi kete ne konferencen per shtyp te mbajtur ne prag te ndeshjes se fundit ne kampionat ate me Veronen, sfide te cilen do ta luaje si kampion i Italise.
‘Nuk kam pasur asnjehere dyshime per qendrimin te Juventusi-tha Alegri-javen e ardhshme do te takohem me drejtuesit e klubit per te diskutuar per te ardhmen. Tani do te mendojme per te festuar, mungon vetem pjesa e fundit e puzzle-it: nese nuk pesojme gol do te jemi skuadra qe e ka mbajtur per me shume kohe porten te paprekur’.
Alegri foli edhe per Buffon dhe per mundesine qe ai nje dite do te jete kundershtar i Jubentusit duke qene se ajo me Veronen do te jete e fundit me fanelen bardhezi.
‘Ta marrim me qetesi-vijoi Alegri-per Bufon ajo e nesermja do te jete nje dite historike. Fillimisht do te festojme, me pas do te jete ai qe do te vendose se çfare do te beje. Do te festojme fitoren ne kampionat, Kupe dhe karrieren e Bufonit’.
Sfidanti.al