Higuain rrefehet: Doja te lija futbollin, ne lojtaret jemi si mall njeperdorimesh

Gonzalo Higuain shfaq anen intime te tij. Sulmuesi i Juventusit dhe perfaqesueses argjentinase eshte rrefyer ne nje interviste per  TNT ku pranoi se ne nje moment ai mendoi te lere futbollin.

‘Mendova te le futbollin-tha Higuain ne intervisten e tij-ndodhi pak kohe me pare kur mesova se nena ime ishte semure. Ishte nje moment i tmerrshem dhe ishte pikerisht ajo qe  me inkurajoi per te vazhduar ne futboll’

Higuain beri edhe nje pershkrim te botes se futbollit dhe ambienteve te tij.

‘Futbollistet trajtohen si mall njeperdorimesh-vijoi Higuain-kur e le, nuk i sherben me askujt ne kete bote. Ajo qe vlen eshte ngrohtesia dhe personat qe te kane per zemer. Une per fat te mire kam perkrah njerez fantastike qe do te me shoqerojne gjate gjithe jetes’.

Sfidanti.al