Seria A nis t’i mbajë yjet, Gonzalo Higuain i thotë “jo” Çelsit

Do të jetë lojtar i Milanit sezonin e ardhshëm, duke bërë që Seria A të duket sërish e fortë. Gonzalo Higuain do të ndërrojë ekip, por jo kampionat, ndërsa do të mbetet në Itali. Sulmuesi argjentinas, pasi shkëlqeu me Napolin dhe Juven, u mendua se do të bashkohej tek Çelsi me ish-trajnerin e tij, Mauricio Sarri. Nuk qe e thënë.

Mbërritja e Kristiano Ronaldos ka bërë që Seria A të duket sërish tërheqëse. Higuain ka rënë dakord me Milanin, ndërsa pengesa e vetme ishte rroga (9 milion fiton argjentinasi tek Juvja, 7.5 i japin kuqezinjtë). Leonardo Bonuçi, po ashtu objektiv dikur i Çelsit apo i skuadrave jashtë Italisë, gjithashtu nuk do të largohet nga Italia. Do të shkëmbehet me Higuainin dhe do të kthehet tek Juventusi, e me këtë rast, trajneri i Milanit, Gatuzo, merr Kaldarën, një lojtar që i pëlqen shumë.

Sfidanti.al