Ronaldomania te biletat , Kievo “do t’i rrjepë” tifozët e Juventusit

Përforcimi i ri i Juventusit, Kristiano Ronaldo, do të debutojë në Itali në Veronë, më 18 ose 19 gusht, kur klubi kampion do të luajë me Kievon. Klubi vendas, tanimë, i ka përcaktuar çmimet e biletave që më siguri që nuk do t’u pëlqejnë tifozëve të Juves. Për ta bileta e zakonshme do të jetë 50 euro, megjithëse çmimi më i zakonshëm në raste të tillë është 30 euro.
Shkak është fakti se kjo ndeshje do të jetë debutuese për Kristiano Ronaldon me bluzën e Juventusit, kështu që Kievo do të përpiqet që të përfitojë sa më shumë.
Sfidanti.al