Eto ka luajtur me Barçelonën, Realin, Çelsin, Interin…,banka po i merr pronat!

Reali i Madridit, Barcelona, Interi, Çelsi… janë ndër klubet, me të cilët ka luajtur Samuel Eto deri në pjesën e deritanishme të karrierës së tij, duke fituar shumë miliona euro.
Por duket se diku ka gabuar ky futbollist i njohur kamerunas, duke qenë se një bankë i konfiskoi dhe e shiti një vilë të tij, me qëllim që Eto t’i kthejë asaj borxhin që i ka. Në fakt, Eto nuk ishte në gjendje që të kthente borxhin prej 4,5 milionë eurosh që ai kishte marrë në këtë bankë, kështu që kjo e fundit ishte e detyruar që të reagonte.
Sfidanti.al